Ndërlidhjet

Sot vendimi për kërkesën e Mlladiqit


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Gjykata e Hagës do të shpallë sot vendimin për kërkesën e ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, që në gjysmë të gjykimit, të shkarkohet nga akuzat për gjenocid ndaj myslimanëve në Srebrenicë, më 1995.

Mbrojtja e Mlladiqit ka thënë se prokuroria nuk ka arritur të sjellë prova për fajësinë e komandantit të atëhershëm të ushtrisë jugosllave.

Gjykata pritet që të hedhë poshtë kërkesën e Mlladiqit.

Mlladiq akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tij gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.
XS
SM
MD
LG