Ndërlidhjet

Rrëmbehet një zv/ministër afgan


Afganistan

Afganistan

Një zëvendësministër afgan është rrëmbyer sot në Kabul.

Burimet zyrtare thonë se Ahmad Shah Vahid, zëvendësministër i Punëve Publike, ka qenë rrugës për në punë, kur është sulmuar nga persona të panjohur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Publike, Soheil Kakar, ka thënë se shoferi i Vahidit është qëlluar dhe plagosur në incident.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa rrëmbimit.

Rrëmbimet për shpërblime dhe rrëmbimet nga talibanët janë relativisht të zakonshme në Afganistan, por Vahid besohet të jetë zyrtari më i lartë që është rrëmbyer në disa vite.
XS
SM
MD
LG