Ndërlidhjet

Komplikohen kërkimet për aeroplanin malajzian


Ilustrim

Ilustrim

Kërkimet për aeroplanin e zhdukur malajzian janë komplikuar, pasi zona e kërkimit në jug të Oqeanit Indian ka qenë shumë e thellë për nëndetësen e vogël robotike.

Zyrtarët australianë kanë thënë se nëndetësja robotike Bluefin-21 ka tejkaluar kufirin e saj të thellësisë operative prej 4,500 metrash dhe se sistemi i saj i sigurisë e ka detyruar atë të kthehet në sipërfaqe, pas një misioni gjashtë-orësh.

Nëndetësja është aktivizuar të hënën, gati një javë pasi janë dëgjuar sinjalet e fundit që besohet të jenë nga kutia e zezë e avionit të zhdukur.

Ajo pritet të rifutet në funksion sot nëse premtojnë kushtet e motit.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.
XS
SM
MD
LG