Ndërlidhjet

Sulmohen dy politikanë pro-rusë, njëri në gjendje kritike


Mykhailo Dobkin sulmohet me sprej...

Mykhailo Dobkin sulmohet me sprej...

Dy politikanë pro-rusë janë sulmuar në qendër të Kievit.

Zyra për media e Oleh Tsaryovit, ligjvënës nga Partia e Rajoneve dhe kandidat presidencial, ka thënë se ai është në “gjendje kritike”, pasi është “rrahur brutalisht” nga aktivistët pro-ukrainas.

I njëjti burim ka thënë se ai është rrahur gjatë natës pranë selisë së një stacioni televiziv, ku është dashur të marrë pjesë në një debat.

Në një tjetër sulm, një tjetër anëtar i Partisë së Rajoneve, Mykhaylo Dobkin, është sulmuar me sprej.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të mbahen më 25 maj.
XS
SM
MD
LG