Ndërlidhjet

logo-print

BE publikon emrat e të sanksionuarve ukrainas


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka bërë publikë emrat e katër individëve që i janë shtuar listës së 18 të tjerëve që janë sanksioniar për përfshirje në shpërdorimin e fondeve shtetërore të Ukrainës.

Emrat janë publikuar sot në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ata përfshijnë: ish-kryeministrin Serhiy Arbuzov, ish-ministrin e të Ardhurave, Oleksandr Klymenko, ish-ministrin e Energjisë, Edward Stavytskyi, dhe Yuriy Ivanyushchenko, ligjvënës nga Partia e Rajoneve.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar të hënën që t’i sanksionojnë ata me ngrirje të aseteve.

Ministrat, në takimin e tyre në Luksemburg, po ashtu kanë miratuar formalisht një paketë të ndihmës për Qeverinë e re të Ukrainës, në vlerë prej gati një miliard eurosh.
XS
SM
MD
LG