Ndërlidhjet

OKB: Të luftohet propaganda në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë
Një raport i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Ukrainë thotë se propaganda dhe nxitja e urrejtjes duhet të ndalohen urgjentisht, në mënyrë që të shtensionohet kriza në këtë vend.

Raporti, i publikuar sot nga Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut, ka analizuar situatën në Ukrainë qysh në muajin nëntor të vitit 2013.

Ai thotë se përdorimi i tepruar i forcës nga policia speciale Berkut dhe forca të tjera të sigurisë ka radikalizuar protestuesit në Kiev.

Raporti po ashtu thotë se disa masa të ndërmarra nga zyrtarët pro-rusë në Krime, para dhe pas referendumit të 16 marsit, janë shumë shqetësuese nga perspektiva e të drejtave të njeriut.

Raporti flet për pretendime të besueshme se në Krime ka pasur arrestime arbitrare dhe torturë kundër aktivistëve dhe gazetarëve që kanë kundërshtuar referendumin.
XS
SM
MD
LG