Ndërlidhjet

Rrëmbehet ambasadori i Jordanisë në Libi


Libi

Libi

Persona të armatosur kanë rrëmbyer ambasadorin e Jordanisë në Tripoli të Libisë, pasi kanë sulmuar makinën e tij.

Ministria e Jashtme e Jordanisë ka konfirmuar kidnapimin e ambasadorit Favaz Aitan dhe ka thënë se është duke hetuar rastin.

Incidenti ndodh vetëm dy ditë pasi kryeministri i Libisë, Abdullah Al-Thani, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ai dhe familja e tij janë sulmuar.

Në muajin janar, pesë diplomatë egjiptianë janë kidnapuar përkohësisht në Tripoli, ndërsa konvoji i ambasadorit britanik është sulmuar me raketa.

Libia mbetet jostabile edhe tre vjet pas rrëzimit të diktatorit Muammer Qaddafi.
XS
SM
MD
LG