Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Arrestohen 6 gra që po kërkonin kompensim për pronat e tyre


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kazakistanit i ka arrestuar gjashtë gra të cilat po protestonin jashtë zyrës së prokurorit të përgjithshëm, kundër veprimeve të autoriteteve të qytetit në Astana.

Gratë si formë të protestës kishin zgjedhur të lidhnin vetën me zingjirë tek një rrethojë e prokurorisë.

Protestueset thanë se autoritetet nuk iu kanë paguar kompensim për tokën dhe shtëpitë e marra, të cilat janë marrë me qëllim të ndërtmit të ndërtesave shtetërore në Astana.

Protestueset kanë kërkuar që të takohen me prokurorin e përgjithshëm Askhat dauylbaev.

Policia me dhunë ua ka hequr zingjirët me të cilët ishin lidhur gratë, ndrësa gazetarët, i kanë penguar që ta filmojnë këtë skenë.

Një ditë më parë, katër gra e kishin lidhur vetën përpara godinës së parlamentit.

Ligjvënësja Svetlana Bychkova u takua me gratë ndërsa u ka premtuar atyre, se do ta zgjishin këtë problem.

Policia i ka arrestuar rreth tridhjetë persona, duke përfshirë edhe fëmijë, gjatë një proteste të ngjashme që ka ngjarë më 11 prill.
XS
SM
MD
LG