Ndërlidhjet

Gjermani: Peticion për largimin e një memoriali rus


Ilustrim

Ilustrim

Një e përditshme gjermane e ka filluar një peticion për të hequr memoralin e tankeve rusë që është si kujtim i Luftës së Dytë Botërore e që gjendet në Berlin.

Peticioni është protestë ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Gazeta “Bild” iu ka bërë thirrje sot lexuesve të saj që të nënshkruajnë këtë peticion, me qëllim që e njëjta të dërgohet në dhomën e ulët të Bundestagut gjerman.

Peticioni thotë se “Në kohën kur tanket ruse po kërcënojnë Evropën e lirë dhe demokratike, ne nuk duam asnjë tanke ruse në portën e Brandenburgut”.

Monumenti që është njëri nga tri përmendoret e luftës sovjetike në Berlin, gjendet në afërsi të Bundestagut.

Monumenti përmnan shtylla, një statujë gjigante të një ushtari rus si dhe dy tanke.

Memorali është vendosur me qëllim të përkujtimit të 80 mijë trupave të Ushtrisë së Kuqe, të vrarë gjatë betejës së Berlinit në vitin 1945.
XS
SM
MD
LG