Ndërlidhjet

Rusia po përballet me krizë ekonomike


Anton Siluanov, ministri rus i financave
Anton Siluanov, ministri rus i financave
Ministri i financave në Rusi thotë se ekononomia e Rusisë do të ketë rritje 0 për qind gjatë vitit 2014.

Anton Siluanov gjatë mbledhjes qeveritare të mbajtur sot, tha se ekonomia e Rusisë po përballet me situatën më të vështirë që nga kriza e vitit 2008.

Ndonëse rritja ekonomike ishte paralajmëruar se këtë vit do të jetë 0.5 për qind, Siluanov tha se kjo rritje tashmë do të jetë zero.

Rusia ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve për banorët e gadishullit Krimeja si dhe investime të mëdha në infrastrukturën e rajonit që e ka aneksuar paligjshëm nga ana e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG