Ndërlidhjet

Berlusconi punon në një qendër për të moshuarit


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Një gjykatë në Itali ka vendosur që ish-kryeministri Silvio Berlusconi të përmbushë dënimin për veprën penale të mashtrimit, duke shërbyer në një qendër ku qëndrojnë personat e moshuar.

Gjykata në Milano ka vendosur që Berlusconi duhet të vizitojë një qendër të tillë një herë në javë dhe aty të qëndroj për së paku katër orë.

Kjo masë do të vlejë për një vit.

Gjykata ka vendosur që Berlusconi duhet ta kalojë shumicën e kohës në rajonin e Lombardisë, ku edhe jeton.

Por gjykata, i ka dhënë leje atij që nga e marta e deri të enjten, çdo javë, mund të udhëtojë drejt Romës për të marrë pjesë në aktivitetet politike.

Berluskoni nuk mund të ushtroj ndonjë pozicion për shkak të dënimit ndaj tij.

Por atij i është lejuar që të drejtojë partinë e tij të qendrës së djathtë.

Dënimi ndaj Berlusconit ka marrë formën e prerë gjatë gushtit të vitit të kaluar.

Berlusconi , 77 vjeçar, i cili për tri mandate ka qenë kryeministër ishte dënuar me katër vite burgim.

Por dënimi nuk është mbajtur si rezultat i politikave për uljen e mbipopullimit të burgjeve në Itali.
XS
SM
MD
LG