Ndërlidhjet

Evropa minimizon rreziqet nga bankat e dështuara


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti Evropian e ka miratuar një seri të rregullave me qëllim të minimizimit të rreziqeve që vijnë nga bankat e dështuara.

Një mekanizëm i vetëm mbikqyrës, sipas rregullave të reja, do të mbikqyrin huadhënësit e eurozonës.

Gjithnjë sipas rregullave të reja, një mekanizëm evropianë do ta ketë fuqinë dhe një fond në dispozicionin e saj, me qëllim të shpërndarjes së mjeteve ose ti riorganizojë bankat e dështuara.

Rregullat e reja thonë se kreditorët e bankës dhe jo qeveritë, do të paguajnë për humbjet kur huadhënësit dështojnë.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, rregullat e reja do të fillojnë së implementuari në nëntor të këtij viti.

Reformat në sistemin bankar patën filluar në prag të krizës globale financiare në vitin 2008-2009.
XS
SM
MD
LG