Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e mbrojtjes së BE-së dikustojnë rreth Ukrainës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Ministrat e mbrojtjes së Bashkimit Evropian po e mbajnë sot një takim në Luksemburg për të diskutaur në lidhje me krizën në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do ti informojë ministrat rreth asaj që NATO-ja është duke e bërë për të mbështetur vendet anëtare të Evropës Lindore.

Teksa ka folur para mbajtjes së takimit, Rasmusen ka thënë se NATO-ja e ka një plan për të përforcuar trupat mbrojtëse, për të zhvilluar ushtrime të zgjeruara dhe për të vendosur trupat në vende të duhura.

Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të mos e destabilizoj situatën në Ukrainë duke thënë se Rusia duhet të pushoj së qenuri pjesë e problemit.

Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të mos jetë pjesë e problemit, por të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit.
XS
SM
MD
LG