Ndërlidhjet

Në Irak mbyllet burgu Abu Ghraib


Abu Ghraib, foto nga arkivi
Abu Ghraib, foto nga arkivi
Autoritetet irakiane kanë bërë me dije se për shkaqe të sigurisë e kanë mbyllur burgun famëkeq Abu Ghraib.

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se 2 mijë e 400 të burgosurit janë transferuar në burgjet e tjera.

Deklarata e publikuar sot bën me dije se vendimi është marrë si pjesë e masave parandaluese që kanë të bëjnë me sigurinë e burgjeve.

Abu Ghraib, është i vendosur në afërsi të provincës perëndimore Anbar, në pjesën ku trupat qeveritare po luftojnë me militantët sun,i për muaj të tërë.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se ende nuk është qartësuar nëse mbyllja është e përkohshme apo e përhershme.

Gjatë korrikut të kaluar militantët e patën sulmuar burgun Abu Ghraib dhe një burg tjetër, duke çuar në arratisjen e qindra të burgosurve, në mesin e të cilëve edhe shumë militantë.

Gjatë regjimit të diktatorit Sadam Husein, mijëra të burgosur janë torturuar në Abu Ghraib.
XS
SM
MD
LG