Ndërlidhjet

Ushtria ukrainase rrethon protestuesit pro-rusë në Slovyansk


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e Ukrainës të mbështetura nga automjete të blinduara, kanë arritur që ta rrethojnë qytetin Slovyansk, në të cilin një grup i militantëve pro-rusë e kanë marrë pushtetin.

Korrespodentët nga Assiciated Press dhe nga agjencia e lajmeve AFP, bëjnë me dije se kanë parë një kolonë të automjeteve të blinduara dhe të tankeve në veri të Slovyansk.

Shfaqja e forcave ukrainase vjen një ditë pas skadimit të ultimatumit të dhënë nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Turchynov iu kishte dhënë ultimatum protestuesve pro-rusë që të lirojnë objektet qeveritare dhe të dorëzojnë armët e marra deri në orën 08.00 të ditës së djeshme.

Agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS, e ka cituar udhëheqësin e pro-rusëve në Slovyansk, Vyacheslav Ponomaryov, të ketë thënë se qyteti është i rrethuar nga forcat qeveritare të Ukrainës.

Ai ka thënë se "grupet paramilitare vetëmbrojtëse” i kanë përforcuar barrikadat në pikat hyrëse në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG