Ndërlidhjet

logo-print

Tymoshenko bën thirrje për tu bashkuar kundër Rusisë


Yulia Tymoshenko

Yulia Tymoshenko

Ish-kryeministrja e Ukrainës njëherazi kandidatja për presidente të Ukrainës Yulia Tymoshenko, iu ka bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen me qëllim të mbrojtjes së vendit nga ajo që Tymoshenko e ka quajtur “luftë” të nisur nga Rusia.

Këtë thirrje Tymoshenko e ka bërë gjatë një bisede për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në Kiev.

Tymoshenko iu bëri thirrje autoriteteve që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet lindore të Ukrainës, pjesë në të cilën protestuesit pro-rusë kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare të dhjetë qyteteve.

Kriza sipas saj, nuk duhet të ndryshoj datën e zgjedhjeve presidenciale me 25 maj.
XS
SM
MD
LG