Ndërlidhjet

Paraburgim për të dyshuarin për vrasje në vitin 2000


Ilustrim
Ilustrim
Misioni EULEX e ka arrestuar sot një person i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, në shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë me dije.

Por, misioni EULEX përmes një komunkate, ka njoftuar se në ditën e arrestimit, me kërksë të prokurorit, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“I pandehuri dyshohet të ketë kryer veprat penale të vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës”, ka bërë me dije misioni EULEX.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG