Ndërlidhjet

Taxhikistan: Gjykohen dy pjestarë të një organizate islamike


Ilustrim
Ilustrim
Dy pjestarë të një grupi të dyshuar islamik në qytetin verior Khujand në Taxhikistan, kanë dalë dje para gjykatës për u përballur me akuzat për grabitje.

Hetuesit kanë bërë me dije se Firuz Kurbonov dhe Fathullo Rajabov, janë pjestarë të Laskar-i-Islam (Ushtria e Islamit), organizatë kjo militante islamike e themeluar në Pakistan në vitin 2004.

Të dy burrat, sipas hetuesve lokalë, janë antarë të një grupi kriminal që janë të përfshirë në grabitjen e parave.

Nuk janë dhënë më shumë detaje.

Gjykimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe atë në qendrën lokale të paraburgimit.

Kurbonov dhe Rajabov janë arrestuar në janar teksa po vinin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tre të dyshuar tjerë të këtij grupi janë dënuar me burgim në mes të 10 dhe 11 vitesh.
XS
SM
MD
LG