Ndërlidhjet

logo-print

Turchynov: Forcat qeveritare morrën nën kontroll aeroportin


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, thotë se forcat qeveritare kanë marrë nën kontrollë aeroportin në qytetin lindor ukrainas Kramatorsk.

Gjatë marrjes së aeroportit, janë dëgjuar të shtëna ndërsa nuk dihet për numrin e viktimave.

Mediat ruse kanë bërë me dije se katër deri në pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën gjatë këtij operacioni.

Kanali televiziv Rossiya 24, ka shfaqur pamje televizive nga Kramatorsk ku shihen avionë luftarakë dhe helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Në qytetin tjetër Slovyansk, forcat ukrainase të mbështetura nga automjete të blinduara kanë arritur të rrethojnë një grup pro-rus.

Rreth 500 trupa ushtarake ukrainase të mbështetura nga 20 autoblinda dhe tanke, raportohet se kanë hyrë në qytetin Slovyansk.
XS
SM
MD
LG