Ndërlidhjet

Rusia e kritikon raportin e OKB-së për të drejtat e njeriut


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e jashtme ruse e ka kritikuar raportin për të drejtat e njëriut të publiuar nga Kombet e Bashkuara duke e quajtur atë si raport të njëanshëm dhe të politizuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme Aleksandr Lukashevich, ka bërë me dije se raporti i publikuar sot, injoron një gamë të tërë të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut nga organet e “vetshpallura” të Ukrinës.

Institucionet e vetshpallura në Ukrainë, sipas Lukasjevich, kanë kryer rrëmbime, tortura, vrasje që nuk janë gjykuar, kanë cënuar pavarësinë e gjyqësorit dhe i kanë goditur mediat e lira e shoqërinë civile.

Lukashevich thotë se raporti i OKB-së, është i fabrikuar.

Zyra e komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, e ka analizuar situatën në Ukrainë që nga nëntori i vitit 2013.

Raporti ka theksuar se forcat speciale Berkut dhe forcat e tjera të sigurisë, i kanë radikalizuar protestuesit në Kiev.

Forca Berkut është shpërbërë pas rënies së qeverisë që po drejtohej nga Viktor Yanukovch.

Masat e marra nga zyrtarët pro-rusë në gadishullin Krimeja, para dhe pas referendumit, sipas raportit, kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG