Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Vdesin pesë studentë nga një sulm me thikë


Ilustrim

Ilustrim

Pesë studentë kanadezë kanë vdekur mbrëmë si rezultat i një sulmi me thikë që ka ngjarë në një shtëpi ku ata ishin mbledhur për të festuar.

Autoritetet kanë bërë me dije se viktimat, katër mehkuj dhe një femër, janë studentë në universitetin në Caligary.

Policia ka bërë me dije se sulmi ka ngjarë bë orën 1:20 të ditës së sotme në një shtëpi në lagjen periferike.

Tre persona ishin vdekur në vend ndërsa dy, gjatë transportimit për në stacion policor.
Viktimat janë të moshës rreth 20 vjeçare.

Një person është arrestuar si i dyshaur në lidhje me rastin.

Universiteti në Caligary tha se janë shumë të shqetësuar dhe të tronditur rreth kësaj tragjedie.
XS
SM
MD
LG