Ndërlidhjet

Australi: Zyrtari dha dorëheqje për një shishe verë


Pamje e ndërtesës së Operës së Sidnejit

Pamje e ndërtesës së Operës së Sidnejit

Kryeministri i shtetit australian Uellsi Jugor i Ri, Barry O’Farell, ka dhënë sot dorëheqje pasi u zbulua se ai nuk kishte qenë i sinqert për një hetim për korrupsion për pranimin e një shishe të verës, në vlerë prej 2800 dollarë amerikanë, si dhuratë.

Dorheqja u bë pasi hetuesit e zbuluan një letër falënderuese për shishen e verës Penfolds Grange nga viti 1959, një ditë pasi kishte thënë se nuk di asgjë për këtë rast.

O’Farell u tha gazetarëve se “i pranon pasojat e aksioneve të tij”, raporton Reuters nga Sidneji.

Ai e kishte marrë këtë shishe të verës nga, Nick Di Girolamo, biznesmen dhe avokat, që ka lidhje me ish-ligjvënësin e shtetit Uellsi Jugor i Ri, ndaj të cilit po zhvillohen hetime nga një komision i pavarur shtetëror kundër korrupsionit.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, e ka mbrojtur zotin O’Farell, duke argumentuarr se dorëheqja ishte shenjë e integritetit, e jo e korrupsionit.
XS
SM
MD
LG