Ndërlidhjet

Karzai: Për viktimat civile fajësohet sulmi amerikan


Hamid Karzai

Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka “dënuar fuqishëm” vrasjen e një gruaje dhe dy fëmijëve të saj në atë që e ka përshkruar si sulm ajror i Shteteve të Bashkuara, në pjesën lindore të këtij vendi.

Sulmi me bombë raportohet se ka ndodhur në provincën Khost, natën e 14 prillit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, tha se po e shqyrton këtë incident, duke konstatuar se “Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë po i merr seriozisht akuzat për viktimat civile”.

Karzai ka vlerësuar se sulmi paraqet shkelje të marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.

Viktimat civile për një kohë të gjatë kanë qenë shkak i përplasjeve ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që aktualisht po përgatitet për tërheqje deri në fund të këtij viti.

Incidentet e këtilla jan arsyet kryesore të cilat i ka cituar Karzai, për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes, me të cilën do të lejohej që ushtarët amerikanë të qëndrojnë në Afganistan edhe pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG