Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Gjykata e ka hedhur poshtë akuzën kundër Dylanit


Bob Dylan gjatë një koncerti

Bob Dylan gjatë një koncerti

Një gjykatë në Paris ka hedhur poshtë si të pabazë rastin kundër këngëtarit të njohur amerikan, Bob Dylan, i cili ngarkohej për nxitje të urrejtjes në një intervistë, për shkak të, siç thuhej, paralelizmit të kroatëve me nazistët.

Në intervistën e vitit 2012, dhënë revistës Rolling Stone, Dylan ishte cituar të ketë thënë se “Nëse ju keni gjak të pronarit të robit ose të pjesëtarit [Klu Klux] Klan, zezakët mund ta ndjejnë këtë. Kjo vazhdon edhe sot. Sikur që hebrenjtë mund ta ndjejnë gjakun nazist dhe sikur që serbët mund ta ndjejnë gjakun kroat”.

Një organizatë që përfaqëson kroatët në Francë kishte ngritur akuzë kundër zotit Dylan nën dyshimet se ai ka krahasuar konfliktin ndërmjet kroatëve dhe serbëve me persekutimin nazist të hebrenjëve në intervistën e botuar.

Rasti është hedhur poshtë të martën, më 15 prill, mbi bazën se zoti Dylan, 72 vjeçar, nuk e kishte dhënë miratimin për publikimin e komenteve të tij në edicionin francez të revistës Rolling Stone.

Gjykatësi ka urdhëruar drejtorin e revistës në gjuhën franceze që të gjykohet për akuzat e ngritura.
XS
SM
MD
LG