Ndërlidhjet

Kukës: Shënohet 15 vjetori i përdjekjes së shqiptarëve të Kosovës


Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke marrë bukë në qendër të Kukësit më 20 prill të vitit 1999

Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke marrë bukë në qendër të Kukësit më 20 prill të vitit 1999

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë, do të shënojnë sot në Kukës, 15 vjetorin e përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave serbe të sigurimit.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, ishte vërshuar nga një numër i jashtëzakonshëm shqiptarësh të dëbuar dhunshëm, të cilët strehimin e parë e kishin gjetur në qytetin e Kukësit, në veri të Shqipërisë.

Ky manifestim që mbahet sot, e mbanë emrin “Nga Eksodi te Partneriteti Strategjik”.
XS
SM
MD
LG