Ndërlidhjet

BE: Sanksionet kundër Rusisë mund të shtohen


Stefan Fyle
Stefan Fyle
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i ka tërhequr vërejtjen Rusisë se sanksionet e BE-së gradualisht mund “të shtohen në fusha të gjëra ekonomike”, nëse Moska vazhdon ta destabilizoj Ukrainën.

Duke folur sot në Strasburg, në një debat për krizën në Ukrainë, Stefan Fyle, mëtutje ka theksuar se “aksionet e koordinuara dhe profesionale” nga grupet e armatosura në pjesën lindore të Ukrainës, i përngjajnë skenarit që aktualisht është parë në Krime.

Ai ka njoftuar se Komisioni Evropian i ka ftuar qeveritë e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, në muajin maj në Bruksel, për t’i mbështetur në kuadër të Partneritetit Lindor.
XS
SM
MD
LG