Ndërlidhjet

Luftëtarët e huaj në Siri dhe mediat sociale


Siri, foto nga arkivi

Siri, foto nga arkivi

Në një raport të fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve mbi Radikalizmin [ICSR] thuhet se luftëtarët e huaj, të cilët janë të angazhuar në konfliktin në Siri, po shfrytëzojnë mediat sociale për të promovuar ideologjinë e tyre.

“Matja e Rëndësisë dhe Ndikimit të Rrjetit të Luftëtarëe të Huaj Sirianë” është raporti që analizon se si këta luftëtarë arrijnë tek informacionet mbi luftën në Siri dhe kush i frymëzon ata.

Të dhënat janë analizuar te 114 individë nga ICSR, përfshirë këtu 86 profile në Facebook dhe 35 në Twitter. Analizat e tyre tregojnë se shumica vijnë nga Britania (25.4%), pastaj nga Franca (14%), Gjermania (12.3%), Suedia (8.8%), Holanda (7%), dhe Belgjika (5.3%).

Nga Evropa Lindore, 6.1% vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria, kurse 7 % janë jo-evropianë, nga Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Në kuptimin e rreshtimit të tyre, raporti thotë se 61.4% e luftëtarëve të huaj radhiten me grupet rebele xhihadiste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL], kurse 17.5 % i takojnë grupit rival, Frontit Al-Nusra, i cili është i ndërlidhur me Al-Qaedan.
XS
SM
MD
LG