Ndërlidhjet

Emigrantët në Rusi kërkojnë ti bashkohen ushtrisë


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i Federatës së emigrantëve në Rusi i ka shkruar një letër presidentit Vladimir Putin, duke kërkuar nga ai, që emigrantët e punës ti bashkohen shërbimit ushtarak të Rusisë.

Mohammad Amin Majumer, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se rreth 100 mijë emigrantë në Rusi, kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për ti mbrojtur interesat e Rusisë, kudo në Botë.

Në letrën e tij, Majumer ka shfaqur shqetësimin e tij, në atë siç e ka quajtur ai “presionin e komunitetit ndërkombëtar mbi Rusinë”.

Majumer ka shfaqur shpresën se shumë shpejt do të marr një përgjigje nga Putin.
XS
SM
MD
LG