Ndërlidhjet

Turqia nderon liderin e tatarëve të Krimesë


Lideri i veteranëve të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev

Lideri i veteranëve të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev

Lideri i veteranëve të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, është nderuar me çmimin më të lartë shtetëror të Turqisë.

Presidenti turk Abdullah Gyl e ka nderuar Mustafa Dzhemilev me medaljen Urdhëri i Shtetit i Republikës së Turqisë, gjatë një ceremonie që është mbajtur dje në Turqi.

Dzhemilev i cili është një ligjvënës ukrainas, e ka falenderuar Turqinë për mbështetjen e saj në drejtim të Ukrainës, në këtë kohë që ai e ka quajtur shumë të vështirë.

Dzhemilev së bashku me kandidatin për president të Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë takimit me Gyl, e kanë diskutuar situatën në Ukrainë.

Dzhemilev dhe Poroshenko thanë pas takimit se kanë marrë garanci se Turqia nuk do ta njohë aneksimin e gadishullit të Krimesë.
XS
SM
MD
LG