Ndërlidhjet

Zhvillohet raundi i gjashtë i bisedimeve Gjeorgji-Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Raundi i gjashtë i bisediemeve mes Rusisë dhe Gjeorgjisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënjeve bilaterale, po mbahet sot në Pragë të Çekisë.

Ministri i jashtëm gjeorgjian Maia Panjikidze, iu tha gazetarëve para takikmit, se në bisedimet e sotme do të diskutohet edhe ndalimi i tre gazetarëve gjeorgjianë më 15 prill, në afërsi të kufirit administrativ tek rajoni i Osetisë së Jugut.

Takimi në Pragë në mes të zëvendësministrit të jashtëm rus Grigory Karasin dhe të Burab Abashidze nga pala gjeorgjiane, ishte planifikuar që të mbahej më 4 dhe 5 mars mirëpo ky takim është shtyrë dy herë.

Raundi i parë i bisedimeve në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë është mbajtur në dhjetor të vitit 2012, në Gjenevë.

Gjeorgjia iu ka dhënë fund mardhënieve me Moskën pasi që Rusia kishte njohur pavarësinë e rajoneve seperatiste gjeorgjiane Abkhazinë dhe Osteinë e jugut, të cilat ishin shkëputur nga Gjeorgjia pas një lufte të shkurtër me Tbilisin në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG