Ndërlidhjet

Moldavia përgënjeshtron të pavërtetat rreth Transdniesterit


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Moldavisë Eugen Carpov, e ka denoncuar një fushatë propaganduese që ka për qëllim krijimin e tensioneve në rajonin e shkëputur moldav të Transdniester.

Carpov i tha Radios Evropa e Lirë, se disa qarqe të caktuara në Moskë dhe Tiraspol, duan që Transdniesteri të ndjek skenarin e Krimesë.

Carpov ka thënë se akuzat e zyrtarëve rusë, duke përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin se Transdniesteri është nën bllokadë, janë të pavërteta.

Transdniesteri sipas tij, nuk është i bllokuar por është i lirë si në aspektin ekonomik e poashtu edhe në aspektin e lirisë së lëvizjes.

Folësit rusë në Transdniesteri e kanë shpallur pavarësinë në vitin 1990.

Por, kjo shpallje nuk është njohur thuajse nga asnjë vend.
XS
SM
MD
LG