Ndërlidhjet

Në Kosovë kapet kolumbani me 2.6 kilogramë kokainë


Ilustrim
Ilustrim
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë arritur të kapin një sasi të substancave narkotike në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas një kumtese të lëshuar nga Dogana e Kosovës, në orët e mëngjesit, me fluturimin nga Stambolli ka arritur një udhëtar tek i cili janë gjetur 2.6 kilogramë të substancës narkotike – kokainë.

“Oficerët policor gjatë kontrollit të pasaportave kanë ngritur dyshimet tek ky person, pasi kishte shtetësi kolumbiane. Oficerët doganor e kanë ndalur personin dhe kanë filluar kontrollën detale të valixheve të tij, ku si rezultat u arritën të gjenden 7 paketime të dyshimta”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e lëshuar.

Të gjitha paketimet, sipas doganës, ishin të fshehura në çantën e kompjuterit personal dhe në gjësendet personale ndërsa pas hapjes së tyre është vërejtur se përmbajnë substanca narkotike.

Rasti është transferuar tek policia e cila edhe e ka arrestuar personin që po transportonte drogë.
XS
SM
MD
LG