Ndërlidhjet

Gjermania refuzon kërkesën për largimin e memorialit rus


Memoriali rus ne Berlin
Memoriali rus ne Berlin
Qeveria gjermane e ka hedhur poshtë kërkesën për ta hequr memorialin në Berlin që përkujton tanket ruse gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Largimi i këtij memoriali i cili gjendet në afërsi të Bundestagut gjerman ishte kërkuar përmes një peticioni nga ana e tablodit më të shitur gjerman Bild.

Gazeta “Bild” iu ka bërë thirrje lexuesve të saj një ditë më parë, që të nënshkruajnë këtë peticion, me qëllim që e njëjta të dërgohet në dhomën e ulët të Bundestagut gjerman.

Peticioni saktësonte se “Në kohën kur tanket ruse po kërcënojnë Evropën e lirë dhe demokratike, ne nuk duam asnjë tanke ruse në portën e Brandenburgut”.

Por zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Georg Streiter, ka thënë se kjo kërkesë është hedhur poshtë sot.

Streiter ka theksuat se Gjermania kishte nënshkruar marrëveshje me Rusinë në vitin 1990, marrëveshje përmes së cilës ishte zotuar se do të ketë respekt dhe kujdes për monumentet e luftës sovjetike.

Monumenti që është njëri nga tri përmendoret e luftës sovjetike në Berlin, gjendet në afërsi të Bundestagut.

Monumenti përmnan shtylla, një statujë gjigante të një ushtari rus si dhe dy tanke.

Memorali është vendosur me qëllim të përkujtimit të 80 mijë trupave të Ushtrisë së Kuqe, të vrarë gjatë betejës së Berlinit në vitin 1945.
XS
SM
MD
LG