Ndërlidhjet

Pakistan: Talebanët, të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve


Ilustrim

Ilustrim

Talebanët pakistanezë thonë se duan që të vazhdojnë negociatat e paqes me qeverinë, mirëpo, kanë thënë se nuk do ta zgjasin afatin e armëpushimit.

Grupi Tehreek-e-Taliban Pakistan ka njoftuar sot se qeveria nuk është përgjoigjur në mënyrë adekuate ndaj kërkesave të tyre dhe kjo është arsyeja pse ata nuk do ta zgjasin afatin e armëpushimit 40 ditorë.

Megjithatë, sipas tyre, grupi është i gatshëm që të vazhdoj bisedimet dhe atë me “sinqeritet dhe seriozitet të plotë”.

Afati i armëpushimit sipas tyre, ka skaduar më 10 prill.

Bisedimet mes qeverisë dhe talebanëve kanë nisur me qëllim që t’i jipet fund kryengritjes militante e cila ka filluar më dhjetor të vitit 2007 dhe e cila deri më tani ka marrë jetën e mijëra njerëzve.
XS
SM
MD
LG