Ndërlidhjet

Ligjvënësit në Transdniester kërkojnë njohjen e shtetit


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësit në rajonin seperatist të Moldavisë, Transdniester i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, dy dhomave të parlamentit rus si dhe OKB-së e OSBE-së që ta njohin pavarësinë e rajonit.

Sipas kërkesës së sotme të miratuar nga anëtarët e Këshillit të kartë të këtij rajoni, kanë bërë me dije se kërkesën e kanë bazuar në rezultatet e referendumit të mbajtur në shtator të vitit 2006.

Rezultatet zyrtare të referendumit treguan se 97 për qind e popullësisë në Transdniester kanë votuar pro pavarësimit të këtij rajoni nga Moldavia dhe bashkimin e të njëjtit me federatën ruse.

Kryeministri i Moldavisë Lurie Leanca e ka dënuar veprimin e ligjvënësve në Transdniester dhe i ka bërë thirre Kremlinit që ta refuzoj atë kërkesë.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i ka thënë homologes së tij Natalia Gherman se Rusia e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Moldavisë.
XS
SM
MD
LG