Ndërlidhjet

OSBE: Gazetarët në Ukrainë, janë në gjendje të rëndë


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesja për lirinë e mediave në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thotë se gazetarët në Ukrainë aktualisht gjenden në një situatë të vështirë.

Dunja Mijatovic këto komente i ka bërë sot pas një udhëtimi tre ditor që e ka realizuar në Kharkiv, Odesa dhe Kiev.

Ajo tha para mediave sot se gazetarët që veprojnë në zonat e konfliktit në Ukrainë, punojnë nën kërcenimin për sulme fizike por një pjesë e tyre edhe sulme psikologjike.

“Gazetarët në zonat e konfliktit përballen me dhunë dhe konfiskim e shkatërrim të pajeve por edhe kërcenohen në baza ditore”, ka thënë ajo.

Gazetarët në gadishullin Krimeja sipas saj, jetojnë me frikën se në çdo moment mund të dëbohen nga vendi, ngase koniderohen të pabesë në qoftë se nuk e marrin shtetësinë ruse.

Ajo ka kërkuar nga gazetarët në Ukrainë që të raportojnë vetëm të vërtetën, pavarësisht sfidave me të cilat ata po ballafaqohen.
XS
SM
MD
LG