Ndërlidhjet

logo-print

Në BE do të përgjysmohet përdorimi i qeseve të plastikës


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën një urdhëresë me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të qeseve të plastikës.

Parlamenti ka bërë me dije se deri në 2017-ten përdorimi i qeseve të plastikës duhet të bie në 50 për qind nga numri sa është tani, derisa dy vite më vonë, ky përdorim duhet të bije në gjithsej 80 për qind.

Se si do të zbatohet kjo urdhëruesë, është në duar të shteteve të BE-së në mënyrë individuale nëse do të zgjedhin që ta rrisin tatimin për qeset e plastikës apo forma të tjera të ngjashme.

Ministrat e BE-së për këtë ligj do të debatojnë në qershorë derisa parlamenti sërish do ta diskutoj këtë ligj pas zgjedhjeve të majit.

Rreth 100 miliardë qese të plastikës janë përdorur qdo vit në kuadër të shteteve të BE-së.

Tetë miliardë nga to kanë përfunduar çdo vit, në dete të Evropës në formë të mbeturinave.

Grupet mjedisore e kanë përshëndetur këtë hap të parlamentit, derisa i njëjti, është kritikuar nga përfaqësuesit e industrisë së plastikës.
XS
SM
MD
LG