Ndërlidhjet

Ndalohet një aktivist i të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite


Ilustrim
Ilustrim
Një avokat i shquar i të drejtave të njëriut dhe aktivis në Arabinë Saudite është ndaluar nga autoritetet e atjeshme pasi që ishte paraqitur në gjykatë nën akuzat për rebelim.

Ndalimin e Waleed Ebu el-Kharin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Samar Badawi.

I ndaluari kishte qenë i dënuar nga gjykata me tre muaj burim.

Dënimi ndaj tij ishte shqiptuar në tetor.

Ai ishte dënuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në një peticion përmes të cilit po kërkoheshin reforma politike.

Vendimi ndaj tij ishte konfirmuar mirëpo autoritetet nuk e kishin zbatuar vendimin e shqiptuar.

Bashkëshortja e tij ka thënë sot, se burri i saj kishte shkuar në gjykatë për një rast tjetër dhe më nuk është kthyer.
XS
SM
MD
LG