Ndërlidhjet

logo-print

Turqia e interesuar për projektin “Rrjedha e Jugut”


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Energjisë së Turqisë, ka bërë me dije se Turqia po e shqyrton mundësisë që ti’a lejoj Rusisë që ta transportoj gazin përmes territorit të saj për në Perëndim.

Ministri i Energjisë Taner Yildiz, tha se projekti “Rrjedha e Jugut”, do të jetë temë e diskutimit në mes të zyrtarëve rusë dhe atyre turq, që do të mbahet gjatë javës së ardhshme në Ankara.

Yildiz pritet që të takohet me zëvendës shefin e gjigantit rus Gazprom, Aleksander Medvedev.

Tubacioni “Rrjedha e Jugut”, sipas autoriteteve turke, do të ndihmonte që gazi nga Rusia të dërgohej në pjesën e poshtme të Detit të Zi në Bullgari, e më pas në tërë Evropën.

Por, aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, ka bërë qe disa zyrtarë evropianë të bëjnë thirrje që projekti “Rrjedha e jugut” të anulohet.
XS
SM
MD
LG