Ndërlidhjet

Sot në Gjenevë nisin bisedimet rreth krizës në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të takohen sot në Gjenevë, për të biseduar në lidhje me situatën në Ukrianë.

Takimi në Zvicër vjen në kohën kur seperatistët pro-rusë kanë marrë disa qytete e qyteza në lindje të Ukrainës.

Një ditë më parë, seperatistët pro-rusë kanë marrë nën kontrollë gjashtë automjete të blinduara të Ukrainës së bashku me ekipet e tyre, në qytetin Kramatorsk.

Seperatistët gjithashtu e kanë sulmuar ndërtesën e administratës së qytetit në Donetsk.

Teksa ka arritur në Gjenevë, ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm të Ukrainës Andriy Deshchystsya, ka bërë me dije se do të kërkoj nga Moska që të ndaloj së mbështeturi aktivitetet terroriste nga vendi i tij, si dhe do të kërkoj tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.

Ai ka shtuar se Ukraina është e gatshme që të bisedoj me Rusinë por se kjo e fundit sipas tij, nuk ka të drejtë t’i tregoj Ukrainës se si ta udhëheq vendin.

Në takimin e sotëm në Gjenevë po merr pjesë edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
XS
SM
MD
LG