Ndërlidhjet

Edhe 290 të zhdukur nga përmbysja e anijes në Korenë J.


Ilustrim

Ilustrim

Kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur si rezultat i përmbysjes së anijes në Korenë e Jugut kanë hyrë në ditën e dytë, derisa 290 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Deri më tani, nga rreth 460 pasagjerët sa kishin qe në anije, 179 prej tyre kanë shpëtuar të gjallë derisa janë konfirmuar të pakten nëntë viktima.

Anija është përmbysur në orët e para të 16 prillit në brigjet jugperëndimore të Koresë Jugore.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim mbi shkakun e kësaj përmbysje.

Disa të mbijetuarit ndërkaq, kanë thënë se kanë dëgjuar një zhurmë me zë të lartë, vetëm pak para se të ndodhte fatkeqësia.
XS
SM
MD
LG