Ndërlidhjet

Egjipt: Dënohen edhe 120 mbështetës të Morsit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar 120 mbështetës të “Vëllazërisë Muslimane” me nga tri vite burgim, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në përleshjet vdekjeprurëse në mes të policisë dhe protestuesve.

Në protestat gjatë të cilave mbështetësit islamik të ish-presidentit Morsi janë përleshur me forcat e sigurisë, kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona në tërë Egjiptin.

Në mars të këtij viti, 529 mbështetës të Muhammad Morsit, janë dënuar me vdekje për rolin e tyre në protestat e dhunshme që kanë ngjarë gjatë verës së vitit të kaluar.

Qindra persona janë vrarë në Egjipt si rezultat i protestave dhe përleshjeve pas përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG