Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Themeluesi i rrjetit social, shet aksionet e tij


Ilustrim

Ilustrim

Themeluesi i rrjetit më të popullarizuar social në Rusi Vkontakte, ka njoftuar se është detyruar që t’i shesë aksionet e tij në kompani, pasi ka refuzuar që autoriteteve ruse t’ua ofrojë informacionet rreth disa aktivistëve ukrainas.

Pavel Durov ka njoftuar përmes faqes së tij, se Sigurimi Federal i Rusisë i kishte kërkuar në dhjetor të dhëna personale në lidhje me organizatorët e porotestave të Euromaidanit në Kiev.

Por, sipas tij, kompania ka refuzuar që t’ia ofrojë këto të dhëna shërbimit rus.

“Unë u detyrova që të sakrifikoj shumë gjatë këtrij procesi, duke shitur edhe aksionet e mija në Vkontakte”, ka shkruar mes të tjerash Durov.

Ai i ka shitur 12 për qind të aksioneve sa kishte, te firma ruse që drejtohet nga Ivan Tavrin, i cili është një partner i Kremlinit zyrtar.
XS
SM
MD
LG