Ndërlidhjet

Ligjvënësit amerikanë, Royce dhe Engel, vizitojnë Ukrainën


Ed Royce
Ed Royce
Një delegacion ligjvënësish amerikanë do ta vizitojnë Ukrainën nga 21 prilli deri më 23 prill.

Delegacioni do të udhëhiqet nga kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit, Ed Royce dhe kongresisti Eliot Engel.

Ata do të takohen me zyrtarë të lartë ukrainas për të biseduar në lidhje me efektin e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-ve për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar më 16 prill, Royce ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë çmos për ta fuqizuar qeverinë ukrainase karshi agresionit rus.

"Delegacioni ynë do të jetë një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për një vend i cili po kanoset ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë", ka thënë Royce.

Delegacioni do të diskutojë edhe për çështjen e energjisë në Ukrainë, por edhe për zgjerimin e transmetimeve të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, duke përfshirë edhe Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG