Ndërlidhjet

SHBA: Ekzekutohet një burrë i dënuar me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Shteti amerikan i Teksasit e ka ekzekutuar një burrë të dënuar me vdekje për shkak se i njëjti, trëmbëdhjetë vite më parë e kishte vrarë më thikë të dashuren e tij, djalin e saj të vogël si dhe nënën e saj.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Jose Villegas, është vrarë me injeksion vdekjeprurës, pasi që avokatët kanë dështuar ta argumentojë pretendimin e tyre se ai ishte me të meta psiqike.

Në deklaratën e tij të fundit, Villegas ka thënë: “Unë dua që t’ua bëjë me dije edhe njëherë fëmijut tim se e dua shumë. Gjithqka është në rregull. Ju dua të gjithëve dhe e dua fëmiun tim. Unë jam në paqe”.

Villegas është i denuari i shtatë që është ekzekutuar në Teksas që nga fillimi i vitit, ndërsa i 17-ti në tërë Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2014.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të vetmet demokraci të mëdha, të cilat e aplikojnë dënimin kapital.
XS
SM
MD
LG