Ndërlidhjet

Uzbekistani miraton ndryshimet kushtetuese


Ndërtesa e parlamentit të Uzbekistanit

Ndërtesa e parlamentit të Uzbekistanit

Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov, e ka nënshkruar një ligj për ndryshime në kushtetutë, sipas të cilave i shtohen kompetencat parlamentit dhe kryeministrit uzbek.

Sipas ndryshimeve të miratuara, kryeministri tashmë ka të drejtë që të propozojë qeveritarët rajonalë dhe kryetarin e komunës së Tashkentit.

Deri më tani, një kompetencë të tillë e ka pasur presidenti.

Ndryshimet i japin të drejtë parlamentit që ti kontrollojë aktivitetet e kabinetit përmes raporteve të rregullta nga ana e kryeministrit.

Por edhe emërimi i kryeministrit, sipas ndryshimeve të bëra, duhet që të miratohet nga parlamenti.
XS
SM
MD
LG