Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk ka dorë në ngjarjet në lindje të Ukrainës


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Pretendimet se ushtarët dhe agjentët rusë janë të përfshirë në trazirat e tanishme në Ukrainën Lindore, presidenti rus, Vladimir Putin i ka quajtur “broçkulla”.

Duke folur në sesionin e tij vjetor dhe duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga qytetarët e vendit të tij, Putin ka thënë se trazirat në Ukrainën lindore janë krijuar nga banorët vendës të atij regjioni.

Banorët në Ukrainën Lindore sipas tij, janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre ngase sipas tij, qeverija e re në Ukrainë është jokushtetuese.

Përdorimi i forcës dhe dërgimi i tankeve dhe avionëve luftarakë në lindje të Ukrainës nga Kievi zyrtar, sipas tij, janë një krim shumë serioz ndaj popullatës së atjeshme civile.

Ai ka shtuar se Rusia nuk e kishte në plan që ta aneksonte Krimenë, por se u detyra ta bëjë këtë veprim, për shkak të kërcenimeve që ishin ndaj popullatës pro-ruse në atë gadishull.

Putin ka shfaqur shpresën se Rusia dhe Ukraina do të mund ta arrijnë një kompromis duke u bazuar në interesat e përbashkëta që kanë të dyja vendet.

Ai tha se u kushton një rëndësi të madhe bisedimeve katër palëshe që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian e që kanë nisur para pak qastesh në Gjenevë të Zvicrës.

Zëdhënësi i presidentit Putin ka bërë me dije se në drejtim të presidentit janë dërguar më shumë se 2 milion pyetje.
XS
SM
MD
LG