Ndërlidhjet

Shpëtohet vajza që u mbajt për 9 vjet në garazh


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Argjentinë ka shpëtuar një vajzë 15-vjeçare, e cila është rrahur dhe mbajtur në një garazh për nëntë vjet nga prindërit e saj kujdestarë.

Vajza peshon vetëm 20 kg dhe thuhet se është ushqyer vetëm me bukë dhe me ujë.

Shoqërues të saj të vetëm kanë qenë një qen dhe një majmun.

Viktima ka thënë se është rrahur me rrip nëse ka bërë përpjekje të hajë ushqimin që u është hedhur kafshëve.

Kujdestarët e saj janë arrestuar dhe janë akuzuar për skllavëri dhe abuzim.

Adoleshentja është gjetur në Buenos Aires nga njëra prej motrave të saj biologjike, e cila ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
XS
SM
MD
LG