Ndërlidhjet

Ukraina planifikon rekrutime të detyrueshme në ushtri


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë, e cila i rekomandon ushtruesit të detyrës së presidentit, Oleksandr Turchynov, që të rinisë rekrutimet e detyrueshme në ushtrinë e vendit.

Rezoluta parasheh “masa shtesë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës, pas agresionit të Rusisë”.

Kievi ka bërë publike planet për rekrutim të detyrueshëm në muajin tetor, duke thënë se deri në fund të 2014-ës, forcat e armatosura të Ukrainës do të përbëhen vetëm nga ushtarë profesionistë.

Ukraina, e cila aktualisht ka ushtrinë e pestë më të madhe në Evropë, me 180,000 ushtarë, pranifikon të ulë numrin e tyre në 122,000 deri në vitin 2017.
XS
SM
MD
LG