Ndërlidhjet

Putin: Banorët lokalë organizojnë trazirat në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë pretendimet se ushtarët apo agjentët rusë janë të përfshirë në trazirat separatiste në lindje të Ukrainës.

Duke folur në sesionin i tij vjetor të pyetje-përgjigjeve me publikun, Putin ka thënë se vetëm banorët lokalë janë të përfshirë në ato trazira.

Por, për herë të parë, ai ka pranuar publikisht se forcat ruse kanë qëndruar prapa forcave “vetëmbrojtëse” lokale gjatë referendumit të Krimesë, në muajin mars.

Putin ka thënë se njerëzit në juglindje të Ukrainës janë të shqetësuar për të ardhmen pas, siç është shprehur, “referendumit jokushtetues” në Ukrainë, në muajin shkurt.

Ai ka thënë se autoritetet e reja të Ukrainës janë duke e çuar vendin në “humnerë”.

Ky është sesioni i 12-të i pyetje-përgjigjeve për Putinin. Ai zakonisht zgjat disa orë.
XS
SM
MD
LG